Asgjë Sikur Dielli : Ndodhemi
Teksty
1. Kristal i zi
Është e grisur në ballë, nga një fjalë
por ajo shtiret asgjë, s’ka ndryshuar
Më vjen si mjegull në dhomë,
dhe më shikon
Nata shtrihet si zjarr, nga sytë e saj
Kristal i zi, në sytë e saj
Kristal i zi, në flokët e saj
M’i fut gishtat në dorë, para se të shkojë
thellë në mua, një grimcë, do prapë ta takojë
2. Koma
Tani jam i shkuar,
shumë më larg se ëndërrat
tani jam i zgjuar,
më shumë se e nesërmja
Të gjithë janë këtu,
kur hijet rrëzohen
Ditët janë të ngrira,
nga një e çarë në kohë
Një vend i sapolindur,
një vend në terapi
hyn i zhveshur dhe i ri,
regji e një filmi të ri
Rri pranë, meje, rri pranë, meje,
Mbylli sytë dhe shiko
sa larg mund të hidhesh
nuk ka më heronjë,
vetëm një plak në gravurë
tani jam i shkuar,
shumë më larg se ëndërrat
tani jam i zgjuar,
tani jam i zgjuar
Shi shi, lagashi, shkoi plaka në mulli
shi, shi, lagashi, bani tre kuleq nër hi
shi, shi, lagashi, lage tokën me furi
Rri pranë, meje, rri pranë, meje,
merr frymë, pranë
3. Eho
Më duhen hije dhe një bimë,
në një dhomë
më duhen sytë dhe një flutur,
në një det të zi
Në anën tjetër të gjithë janë të lumtur
ato në shpirt vallzojnë,
Në mendje zemrat nuk rrahin,
heshtja vjen dhe të merr
ajo vjen
Më duhet një këngë si një plaf,
në një tendë
dhe më duhet një zjarr në këtë qiell,
të ledhatoj
Ato rrjedhin,
rrjedhin me lumin në pafundësi
Fytyra që treten në mua,
f ytyra që s’duken kaherë
Më duhen prekjet që flasin
me shikim
dhe duhen drita në këtë mal,
t’më përsëriten
më duhet kjo këngë e pakënduar,
me fjalë të krisura
më duhet një oqean, me eho,
eho
Ato rrjedhin,
rrjedhin me lumin në pafundësi
4. Nuk më duhet
Nuk më duhet
por nuk shuhet
kjo varësi
që vetëm më shqetëson
Si e shkruar
e pa ftuar,
më rrethon pas
dhe më anulon.
E gabuar,
disi e hutuar,
duket sikur s`ke
kohë të mendosh
Kot arnohesh
të dëshmohesh
t`gjitha këto
e bëjnë amullinë
Çdo e keqe rrjedhë nga dobësia
dhe varësia e cila të rrethon
Nuk do t`mbetem i grimuar
s`do t`pranoj që kështu të mbijetoj
Bindjet t`mia, bindjet tua
bindjet tona, n`parim dallojnë
5. Merr guxim
Merr guxim e ec me mu’,
diku larg, larg me mu’
Merr guxim e nis vrapo,
diku larg mos hezito
Merr guxim e fluturo,
unë kam krahë mos u friko
Ne jemi lartë, jemi shumë lartë,
poshtë ti mos shiko, dorën ma shtrëngo
ne jemi bashkë, ne jemi lartë
Merr guxim e ec me mu’,
merr guxim e fluturo
unë kam krahë mos u friko
merr guxim e ec vrapo
diku larg mos u friko
nuk ka më kthim, nuk ka shpëtim,
merr guxim...
6. Ndodhemi
Habitur shikoj të tjerë,
nuk di prej ku do t`filloj
ne mund të ndërrojmë,
ne s`jemi këtu as atje
Ata që duhet t`ofrojnë
bëhen sikur s`vërejnë
dhe çdo hap që bëj
thonë improvizim
Ndodhemi, ku ndodhemi, ...
Çdo gjë duket shumë larg,
aq larg sa s`ka kuptim
Ne jemi këtu,
duket do t`mbesim këtu
Ndodhemi, ku ndodhemi, ...
7. Ku ka më mirë se me qenë shqiptar (kush m'ka faj që jam shqiptar)
Ku ka më mirë, ku ka më mirë
ku ka?
shqiptar... shqiptar
Shefqet, Alban, Dibran, Fatime, Selime, Aida, Klejda, Mimoza, Zana, Ariana, Theofan, Bujar, Visar, Altin, Kadrush, Kristë, Anton, Faton, Labinot, Drita, Iliriana, Shtjefën, Sherafedin, Alaudin, Gjergj, Lekë, Floriana, Vjosa, Suzana, Fatos, Petraq, Ilir,
Salih, Ibrahim, Hashim, Enkela, Jeta, Marenglen, Enver, Fidan, Korab, Alma, Arta, Kastriot, Stakë, Bedri, Zylfiqefli, Lutfi, Luigj, Shefkije, Alije, Lejla, Ibish, Ndue, Miranda, Fron, Sherafedin, Bora, Shkëndije, Patriot, Trim, Aldo, Ridvan, Shyqri, Paskal, Zeqir, Robert, Gani, Ardit, Shinasi, Sandër,
Redon, Saranda, Ragip, Afrim, Gëzim, Besim, Bajram, Shkenca, Flamur, Veton, Halit, Xhavit, Ramush, Enkela, Jeta, Liridon, Irena, Hysnije, Elena, Rifadije, Fllanza, Mariza, Melihate, Shqipe, Kosovare, Abetare, Shqiptare.
8. Lëvizim
Më larg se dielli,
Më shpejt se drita,
Lëvizim, lëvizim
9. Aksident
O më nxjerr nga kjo gropë në një ëndërrim
aksident
M’i freno dhimbjet edhe këputi shpresat
aksident
Nuk jemi vetëm,
eja të shkojmë
aksident
Futëm në bagazhin e dëshirave të humbura
aksident
Merri edhe ato ndjenja që janë të mbetura
aksident
nuk jemi më,
udhë të mbarë
aaj, aaj, aaa,
ooo, ooo
10. Bunker
S’mund të ndërroj,
kështu t’kuptoj
dhe nuk kam shkas,
ka kohë kështu flas
Duket njëjtë andej
ky moment këndej
kjo s’do t’rrënoj,
asgjë s’gaboj
S’do t’thotë që jemi një
s’do t’thotë që s’jemi një
vetëm se kështu ndjehemi
nëse nuk rrëfehemi
Injorim dhe mohim
‘72 nuk ka kuptim
kjo është sprovë
dhe do të ndodhë
Nuk ka më drojë
ooo, ooo
11. Mirupafshim
Së bashku,
të gjithë,
do të jemi atje
unë dhe ti,
ti dhe unë,
Diku
të gjithë
së bashku,
do të jemi
Diku
unë dhe ti,
ti dhe unë,
Atje
Mirupafshim
o njeri,
Mrekulli jemi,
të gjithë,
Atje ku unë do të jem ti.
teksty dodane przez Jan91 - Edytuj teksty